Fytyrat publike janë shumë herë të atakaur nga thashethemet të cilat përhapen me “shpejtësinë e dritës”.
Një lajm i rrejshëm për pak minuta ka pushtuar botën mbarë për pak minuta, shkruan lajmi.net.Bëhet fjalë për thashethemet për vdekjen e aktorit të njohur Sylvester Stallone, gënjeshtër e cila po përsëritet pas 1 viti e gjysmë.

Në Twitter dhe rrjetet e tjera sociale janë shkruar qindra e mijëra telegrame ngushëllimi për “vdekjen” e 71 vjeçarit.Thashethemi i përhapur për vdekjen e aktorit të njohur Hollywood-ian me mesazhet në rrjete sociale thoshte se ai vdiq si pasojë e kancerit në prostatë.Megjithatë, Stallone është viktimë e gënjeshtrës ashtu sikurse edhe shumë emra të njohur.