Las Palmas dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll.

Blaugranët janë mysafirë të Las Palmasit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk di ende për humbje këtë sezon në La Liga, por ndjekësi i saj, Atletico Madrid i është afruar në vetëm katër pikë dhe duan patjetër fitore.

Në anën tjetër, Las Palmas rrezikon rënien këtë sezon pasi gjendet në pozitën e 18-të dhe do të ishte shumë e kënaqur po të merrte një pikë nga kjo ndeshje shumë e vështirë.

Trajner i Barcelonës ka bërë disa ndryshime, ndërsa ai vendasve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Las Palmas:

Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Vermaelen, Umtiti, Digne; Vidal, Busquets, Paulinho, Iniesta; Messi, Suarez.  

Rezervistët: Cillessen, Pique, Rakitic, Dembele, Gomes, Coutinho, Alcacer.