Që në moshë të vogël, fëmijët bëjnë pyetje nga më të ndryshmet në lidhje me ushqimin. Ju pëlqen të prekin, të shijojnë dhe të luajnë me ushqimin. Një ushqyerje e shëndetshme është thelbësore për një jetë të shëndetshme. Ndaj, përse të mos e kombinojmë punën me kënaqësinë?!

Ky mund të jetë edhe një rast shumë i mirë për t’u folur atyre për ushqimet e shëndetshme dhe se si ndikojnë ato në jetën tonë.

Të gatuani bashkë me fëmijët tuaj, do të jetë një moment i vërtetë kënaqësie, që do t’ju lejojë të lidheni më shumë me vogëlushët tuaj. Ndaj, ne po ju japim disa teknika dhe ide për receta, të cilat mund t’i përdorni për chef-at e rinj.

Teknika & këshilla për të gatuar me fëmijët

Nevojitet koha e duhur.

Zgjidhni një recetë të thjeshtë dhe vendoseni në mur.

Sigurohuni që të lajnë duart.

Jepuni një përparëse që të mos ndohten.

Përgatisni sipërfaqen ku do të gatuhet si edhe mjetet e nevojshme.

Bëni gati ingredientët.

Gjatë përgatitjes, mendoni për detyrat më të thjeshta dhe mjetet e përshtatshme që do t’u jepni fëmijëve tuaj. Prej moshës 3-4 vjeçare, fëmijët mund të miksojnë ingredientët dhe të thyejnë vezë. Nga mosha 6- vjecare, fëmijët mund të presin zarzavatet me një thikë plastike ose të përdorin mikrovalën. Kini kujdes gjithmonë që t’i manaxhoni vetë situatat delikate, si p.sh. blender/mixeri apo gatimi në zjarr. Fëmija juaj meriton sigurinë më të lartë.

Të gatuash me fëmijën tënd një recetë të thjeshtë: Mini- Pizza

Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe e lehtë për t’u ngrënë, mini- pizzat janë një ushqim i dëshirueshëm nga të gjithë, të vegjël e të mëdhenj.

Përbërësit:

Brumë pice, i rrumbullakët dhe i hollë

4 domate të vogla

10 ullinj pa bërthamë

100 gr.djathë i bardhë

4 lugë gjelle salcë e trashë domate (pure domate)

Pak kripë

Përgatitja:

Nxirreni brumin e picës nga frigoriferi

Gradoni furrën në nxehtësinë 220 °C

Në varësi të moshës së fëmijës tuaj, tregojini atij se si të presë domatet dhe ullinjtë

Ndihmojeni të presë djathin e bardhë në kubikë të vegjël

Vendosini të gjitha në një kullesë dhe largoni ujin e tepërt

Hapeni brumin e picës mbi një letër pjekjeje dhe pritni katër rrathë të vegjël

Lëreni fëmijën tuaj të shpërndajë salcën e domates, rregulloni fetat e domates dhe sasinë e kripës

Vendosini mini-picat në furrë për 10min

Lëreni fëmijën tuaj të dekorojë picën me kubikët e prerë të djathit dhe ullinjtë

Vendoseni sërish pjatën në furrë për 5 minuta, deri sa të marrë një ngjyrë kafe në të artë.

Për një dietë më të balancuar, shtojuni këtyre mini-picave perime të tjera gjatë kohës së pjekjes, sipas imagjinatës. Fëmijëve do t’iu pëlqejë të shkrijnë gjithë talentin e tyre në kreativitet. Nëse vogëlushi juaj dëshiron të provojë një variacion të ri pice, mos hezitoni ta provoni. 

Recetë për t’u gatuar me fëmijët – Çokollatë e shpejtë

Nëse ka një recetë ëmbëlsire që i fiton të gjitha votat, përgjigjja është: keku me çokollatë. Perfekt për ditëlindje, apo si një ëmbëlsirë e thjeshtë. Ndihuni të lirë të gatuani me fëmijën tuaj dhe të eksperimentoni.

Për këtë do t’ju nevojiten:

80 gr miell

125 gr sheqer

Një kallëp cokollate

4 kokrra vezë

125 gr. gjalpë

Përgatitja

Lejojeni fëmijën tuaj të përziejë miellin me sheqerin

Ndihmojeni fëmijën tuaj të rrahë vezët dhe t’i shtojë ato

Shkrini gjalpin dhe çokollatën në mikrovalë

Lëreni fëmijën tuaj të shtojë gjalpin dhe çokollatën

Ndihmojeni për t’i rrahur të gjithë përbërësit bashkë, deri sa të përftohet një masë homogjene dhe e njëtrajtshme

Vendoseni në një tepsi që nuk ngjit dhe lëreni të piqet për rreth 30 min. në temperaturë 180 °C.

Kontrolloni pjekien me majën e një thike. Thika duhet të dalë e pastër nga brumi dhe keku duhet të jetë i butë dhe i fryrë.

Shijojeni këtë kek të gatuar së bashku me fëmijët tuaj, duke e shoqëruar me një lëng frutash.