Ballina Lajme Lëngu i thanave lufton diabetin dhe plakjen

Lëngu i thanave lufton diabetin dhe plakjen

Është koha kur thanat, frutat e vogla me ngjyrë të kuqe pushtojnë tregun dhe na “thërrasin” t’i provojmë shijen.

Të ëmbla apo të tharta, një gjë është e sigurt: ky frut me përmasa të vogla është tepër shërues dhe rekomandohet të konsumohet nga të gjithë.

Nëse jeni nga ata që nuk e preferojnë shijen e thartë, ne kemi një zgjidhje: lëngu i thanave, recetën e së cilit do ta gjeni më poshtë.

Përbërësit:

1 kg thana

2 litra ujë

300 gr sheqer (ose më pak/shumë, në varësi të shijes suaj)

Përgatitja:

Fillimisht lani thanat. Në enën ku do të përgatisni lëngun shtoni ujë dhe sasinë e thanave.

Tenxheren e lini në nxehtësi maksimale derisa të fillojë të vlojë dhe më pas shtoni sheqerin.

Lëreni të ziejë për rreth 30-45 minuta derisa uji të ulë volumin e tij, pra nga 2 litra në 1,5 litra. Gjatë kësaj kohe e përzieni nga pak lëngun, shkruan Shije.al.

Fikni shporetin dhe lëreni lëngun e thanave të ftohet paksa. Më pas mund ta servoni dhe ta shijoni!

Vlerat e frutit të thanës:

Përmban rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C

Lufton plakjen

Ka veti anti-oksiduese

Kuron sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin

SHPËRNDAJE