Lëngu nga hithra është i njohur si pije e cila pastron gjakun, andaj është mirë ta bëni në shtëpi. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe bëhet nga pjesët e saj mbitokësore.

Hithra është njëra ndër bimët më të shërueshme, e cila përmban sasi të konsiderueshme të materieve minerale (më së shumti hekur), acetikolinë, thartirë milingonjash, histaminë, vitamina, klorofil, enzime dhe një materie e cila ul sasinë e sheqerit në gjak, transmeton Telegrafi.

Çaji nga fletët e hithrës ndikon në tajitje të urinës, por ndikon edhe mirë edhe në prostatë. Madje edhe dhembja e padurueshme dhe ndjenja e djegies të cilën e shkakton fleta e hithrës ndikon mirë te sëmundjet reumatike, artriti, inflamacioni i pleurës, puçrrave….

Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe bëhet nga pjesët mbitokësore të bimës e cila pritet dhe gjatë 12 orëve laget pak me ujë. Lëngu bëhet me shtrydhje me dorë ose me aparat për nxjerrje të lëngut.

Mund ta bëni lëngun në kombinim me limonë ose me portokaj.

Përbërësit:

▪ 30 maja të hithrës së freskët,
▪ Dy limonë,
▪ Tre portokaj,
▪ Thartirë limoni
▪ 800 gramë sheqer
▪ 3 litra ujë.

Përgatitja:

Lani hithrat dhe limonët e portokajtë më parë pastroni dhe pritni në feta, qitni të gjithë përbërësit në ujë dhe lini të qëndrojnë një ditë të tërë.

Pastaj të gjitha shtypni mirë dhe pini.