Tatuazhet tashmë janë bërë një trend në botë. Arsyet pse njerëzit bëjnë tatuazhe mund të jenë të ndryshme – prej dëshirës për të tërhequr partnerë seksual e deri tek nevoja për të treguar individualitetin e tyre.
Shumë kohë më parë në disa pjesë të botës, vizatimi i trupit të dikujt ishte si një mënyrë e vulosjes së turpit në trupin e të burgosurve dhe kriminelëve.

Por sot, tatuazhet bëhen me dëshirë dhe njerëzit bëjnë tatuazhe me figura të ndryshme, simbole, shkronja të personave të dashur, besimeve fetare dhe të tjera, transmeton Gazeta Express.

Ata që nuk kanë asnjë tatuazh në trup dhe dëshirojnë ta bëjnë një ose e kanë në plan ta bëjnë një, duhet ta dinë se ka edhe rreziqe nga tatuazhet.

Lëkura ka dy shtresa, epidermën dhe dermën. Vendosja e tatuazhit në të bën që një ngjyrë e përhershme të kapet në shtresën e lëkurës e cila nuk mund të hiqet.

Ngjyra injektohet me pika të vogla për të bërë tatuazhe të vogla, përderisa për tatuazhe më të mëdha nevojitet një gjilpërë më e madhe.

Dhe më e rëndësishmja është se çdo tatuazh shkakton dhimbje gjatë aplikimit dhe merr kohë që të shërohet.

Duart, këmbët, krahët, prapa gjunjëve, fytyra, qafa dhe zonat gjenitale kanë më shumë nerva dhe do t’ju dhëmbin më shumë nëse vendosni të bëni tatuazh në to.

Gjithashtu, ngjyra jo e duhur mund të shkaktojë sëmundje në gjak, kështu që është mirë që para se të vendosni të bëni tatuazh të keni njohuri për ngjyrën që përdoret.

Ngjyra e zezë dhe e kaltër janë ngjyrat më të preferuara dhe hiqen lehtë më vonë. Para se të shkoni të bëni një tatuazh, merrni informacione nga njerëzit të cilët kanë bërë tatuazhe dhe pyeteni veten se a jeni të sigurt se dëshironi të bëni tatuazh.