Forcat libiane të sigurisë kanë arrestuar një agjent të Mossadit izraelit, i cili mbajti një pozitë udhëheqëse në radhët e ISIS-it në qytetin të veri-lindor të Libisë të Bengazit, raporton faqja e internetit të Izraelit, Inian Merkazi.

Kjo faqe e cila në përkthim ka kuptimin “Çështjet qendrore”, shtoi se Ephraim Benjamin është një spiun hebre dhe se ai është përzier me libianët pas revolucionit të vitit 2011, që rezultoi në rrëzimin e ish-diktatorit Moammer Ghaddafi.

Masr Alarabia e përshkroi atë si një nga “arabët” e Mossadit, të cilët karakterizohen me tipare arabe dhe që flasin rrjedhshëm arabishten në dialektet lokale.

Arabët izraelitë janë të njohur për infiltrim në protestat e palestinezëve dhe arrestimin e demonstruesve, si dhe për vrasjen e aktivistëve palestinezë kundër okupimit, njofton Masr Alarabia.

Benjamin thuhet se u bë një imam i shquar i një xhamie të madhe në Bengazi, qyteti i dytë më i madh i Libisë, pastaj u bë udhëheqës i ISIS-it i cili komandonte 200 luftëtarë nga grupi militant.

Spiuni, i njohur në Libi si Abu Hafs, u arrestua dy muaj më parë dhe u akuzua nga autoritetet libiane për mbledhjen e informacioneve të inteligjencës mbi ISIS-in për llogari të Mossadit.

Faqja e internetit izraelit e përmendi ngjarjen si një provë e përdorur nga mediat arabe, për të justifikuar argumentin e përbashkët konspirativ të propaganduar në disa qarqe arabe, rreth Izraelit i cili qëndron prapa rritjes së ISIS-it ë rajon.

ISIS filloi të vepronte në Libi në vitin 2015.