Kampionati anglez, Liga Premier ka zgjedhur dy më të mirët për muajin shkurt, lojtarin dhe trajnerin.

Muaji shkurt ka qenë atraktiv dhe me shumë ndeshje të mëdha dhe derbi mes skuadrave të forta.

Por, jo të gjitha skuadrat, trajnerët dhe lojtarët kanë arritur ta tregojnë veten dhe të lënë gjurmë.

Për dallim nga shumica, kjo nuk ka ndodhur edhe me Mohamed Salahn dhe Chris Hughton, të cilët janë zgjedhur lojtari dhe trajneri më i mirë i muajit.

Sulmuesi i Liverpoolit ka vazhduar me paraqitjet brilante të tij, duke e ndihmuar skuadrën e tij të fitojë tri ndeshje dhe të barazojë në një tjetër.

Salah ishte fantastik në aspektin individual duke arritur të shënoj pesë gola dhe të bëjë dy asistime.

Në anën tjetër, trajneri Hughton me Brightonin ka befasuar të gjithë në muajin shkurt, duke shënuar tri fitore dhe një barazim.

Fitoret e Brightonit erdhën ndaj West Hamit, Swanseas dhe befasia ndaj Arsenalit, ndërsa barazuan në udhëtim te Stoke City.