Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në pajtueshmëri me vendimin e miratuar, e ka dërguar tërë përmbajtjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve për mendim në Komisionin e Venedikut, bashkë me tekstin alternativ të nenit 8, i cili nuk është pjesë përbërëse e Ligjit, për arsye se parashtrohet çështja për harmonizimin me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Alternativa e nenit 8 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë:

  • Paratë kartëmonedha dhe monedha, letrat me vlerë, pullat postare, fletëpagesat, raportet fiskale të dhëna nga institucionet nga neni 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) nga ky Ligj, faturat e institucionet nga neni 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) nga ku ligj, banderolat, të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik dhe gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj.
  • Partë kartëmonedha dhe monedha dhe pullat postare që përmbajnë simbole që paraqesin trashëgimi kulturore të qytetarëve që e flasin gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik dhe gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve dhe shkrimin e saj.
  • Uniformat e Policisë; mbrojtjes; zjarrfikësve; shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj.

Letra është dërguar deri te kryetari i Komisionit të Venedikut, Xhani Bukiçio, dhe në të theksohet se, si deri më tani mendimi i Komisionit të Venedikut për rregullativën ligjore në vend paraqet mbështetje të rëndësishme për reformat e sistemit juridik në Maqedoni qëllimi i të cilit është vendosja e standardeve evropiane, veçmas që Ligji për Përdorimin e Gjuhëve rregullon çështje të rëndësishmen ë drejtim të realizimit të ndarjeve programore të Qeverisë së Maqedonisë për vendosjen e një shoqërie për të gjithë.

Në letrën e dërguar deri te Komisioni i Venedikut shkruan se duke e dërguar Ligjin dhe alternativën e nenit 8, Qeveria e Maqedonisë pret mendim për të njëjtat nga aspekti i harmonizimit me standardet evropiane dhe parimet e sundimit të së drejtës.

Në letër shtohet se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve del nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit e cila është e zbatuar në Kushtetutën e Maqedonisë dhe se njëra prej qëllimeve të Ligjit është që të krijohet kornizë e harmonizuar ligjore në të cilën dispozitat nuk do ta rrezikojnë kushtetutshmërinë e Maqedonisë, as standardet evropiane, që njëkohësisht paraqesin bazë të mirë themelore për procesin e zbatimit të tij.

Ndryshe, pas një viti miratim në Kuvendin e Maqedonisë, Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet përdorim i gjerë i gjuhës shqipe, është publikuar dje në Gazetën Zyrtare. Zvarritja e fuqizimit të ligjit ka ardhur si rezultat se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk pranoi ta dekretojë të njëjtin edhe pas votimit të dytë në Kuvendin e Maqedonisë, më 14 mars të vitit 2017-të. Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.