(Një këshillë apo sygjerim- karshi propagandës ditore politike)
BDI dhe PDSH janë parti pjesmarëse në qeverisje,andaj, lidhur me Ligjin për gjuhët ju sugjerojë që ;

  • SHPALLJEN e Ligjit për gjuhët në (,,Gazetën zyrtrae të RM,, ) të synojnë të bëhet ose nga PRESIDENTI i ri që do të zgjidhet në prill,OSE të insistojnë që kuvendi të shpërfaq PRECEDENT dhe me VENDIM të posaçëm të bëjë SHPALLJEN e ligjit dh të Marveshjes së Prespës. Arsyet dihen,Ivanov ka shkelur kushtetutën për mosdekretimin e tyre dhe ashiqare bëri keqpërdorim të AUTORIZIMEVE zyrtare. Për këtë mban përgjegjësi, edhe pse kjo në munges të vullnetit të 2/3 në kuvend tani për tani nuk mund edhe ti iniciohet.Alternativën duhet çmuar varësisht nga informacionet që posedojnë.
    PSE këto dy alternativa, SEPSE ;
    Po qëse do të dërgohet për shpallje me dekretin e firmosur vetëm nga kryetari i kuvendit,pas çdo iniciative para Gjykatës kushtetuese,ligji madje edhe vetëm për mungesën e dekretimit nga ana e presidentit do bjerë para gjykatës, sepse me kushtetutë, rregulloren e kuvendit dhe Ligjin për shpalljen e ligjeve dhe akteve tjera kërkohet dekretimi nga kyretari i kuvendit dhe presidenti. ,bile duke startuar me MASËN e përkohshme për NDALIM TË ZBATIMIT të ligjit ( për këtë GJK ka interpretim në Vendimin për abrogimin e Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike në vitin 1997). Zbrazëtira që egziston në kushtetutë për mos definimin se si duhet vepruar edhe atëherë kur presidenti refuzon dekretimin e ligjit edhe pas votimit të dytë, mund të TEJKALOHET vetëm me shpërfaqjen e PRECEDENTIT me vendim të posaçëm të bëhet shpallja ( edhe pse kuvendi me vendim shpallen kushtetutën amandamentet kushtetuese dhe Ligjin kushtetues). Kjo me të vetmen arsye se Maqedonia është republikë PARLAMENTARE dhe se parlamenti është organi meritorë për tejkalimin e kësaj zbrazëtire, në fakt të keq interpretimit të kushtetutës nga kabineti i presidentit dhe disa ekspert të tjerë partiak.
    Në të kundërtën Ligji për gjuhët do të gjendet nëpër labirinthet byrokratike së paku edhe një vit në mos edhe më shumë, madje kjo çështje duke u shfrytëzuar edhe më tutje si TEMË e pazareve politike .
    (q/a)