Lista Serbe nuk do t’i pengojë themelimin e institucioneve të Kosovës, por do të konsultohen me Beogradin ka thënë një përfaqësues i kësaj liste.

“Do të ketë konsultim me Marko Gjuriq në mënyrë që të vazhdohet më tutje me zgjedhjen e institucioneve. Qëndrimi i jonë është që nuk do të pengojmë proceset”, ka thënë ky përfaqësues i Listës Serbe.

Ndryshe Lista Serbe ka bërë maratonë negociatash dje me koalicionin PANA për ministrinë e bujqësisë, që më në fund iu dha.