Sot prezantohet iPhone 8, X, iOS 11 dhe produktet tjera më të reja nga kompania Apple.Kompania Apple ka filluar prezantimin e produkteve të reja iPhone X, iPhone 8 si dhe iPhone 8 Plus, në teatrin “Steve Jobs”.Mijëra të pranishëm në sallë përfshirë edhe media nga e mbarë bota, janë duke ndjekur me vëmendje fjalimin e Tim Cook.I pari i gjigantit amerikan, gjithashtu është duke folur edhe për kampusin e ri të Apple, e cila do të jetë ndërtesa më moderne që ndonjëherë është ndërtuar nga ndonjë kompani që merret me teknologji informative.

https://youtu.be/McvLyEYwVvg