Nuk ekziston huamarrje më e dëmshme dhe më e madhe nga ajo që VMRO-DPMNE u ka shkaktuar qytetarëve në këto 11 vitet e qeverisjes kriminale. VMRO-DPMNE është futur në borxhe në mënyrë jo-ekononike, të fshehtë dhe jo-transparente, ndërsa paratë nga huamarrja i ka shpenzuar me jo-produktivitet për luks dhe pasurim të individëve të caktuar. Ky lloj i sjelljes së papërgjegjëshme nga VMRO-DPMNE me paratë e qytetarëve, rezultoi me një borxh publik mbi 50% të BPV, me rreth 500.000 qytetarë të varfër dhe mbi 180.000 qytetarë që jetonin me vetëm 40 denarë në ditë .

Rebalansi i buxhetit është hapi i parë drejt përmirësimit të dëmeve ekonomike që ka shkaktuar qeverisja kriminale e VMRO-DPMNE-së dhe kthimi i parave tek qytetarët. Përmes rebalansit do të rregullohen problemet shumëvjeçare të qytetarëve, do të ulen shpenzimet e përditshme dhe do të ofrohen kushte për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritje të ekonomisë në përgjithësi.

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM punon në pajtueshmëri me interesat e qytetarëve, ndërsa mjetet e parashikuara nga huamarrja në tregun vendor janë për qëllim që të sigurohet në kohë realizimi i plotë i buxhetit me kushte të volitshme që ofron tregu vendor gjegjësisht me norma interesi më të ulta.