Reagoi Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndaj kumtesës së partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke thënë se “Qytetarët janë për ardhmëri të ndritshme, për anëtarësim në NATO dhe BE, vetëm Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja nuk kanë qëndrim të qartë për referendumin dhe nuk tregojnë se për çka angazhohen”.

“Hristijan Mickoski të mos fshihet pas lajmeve të rreme që secilën ditë i plason partia e tij OBRM-PDUKM, por të dal para qytetarëve dhe të deklarohet se për çka angazhohet. Ose është për ardhmëri të ndritshme, zhvillim, anëtarësim në NATO dhe BE me identitet maqedonas të pranuar ose kriminaliteti, izolim, kthim mbas në të kaluarën e errët”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se OBRM-PDUKM-ja 11 vite fliste për referendum ndërsa tash nuk ka qëndrim të qartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se është jo serioze dhe jo e përgjegjshme ndaj qytetarëve dhe shtetit që të mos kenë qëndrim për referendumin, për, siç thonë ata, çështjen më të rëndësishme të të ardhmes së shtetit.

“Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimin në BE dhe NATO. Qytetarët janë për ardhmëri të ndritshme në vend të mosekzistimit. Në referendumin e 30 shtatorit qytetarët do të zgjedhin anëtarësimin në NATO dhe BE me identitet të përforcuar maqedonas nga e gjithë bota”, thonë nga LSDM-ja./Telegrafi/