LSDM nuk i nevojitet asnjë parti tjetër apo këshilltar për të formuar këshillin komunal, kjo pasi që radhëve të saj iu shtua një këshilltar nga radhët e koalicionit të VMRO-DPMNE, informon INA.

Siç bëhet e ditur në seancën e Këshillit komunal të mbajtur sot, Srgjan Rashiti, këshilltari nga Lidhja Rome që ishte pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE ka kaluar në radhët e LSDM.

Nga 33 këshilltarët në këshillin komunal të Kumanovës, 16 janë të LSDM ndërsa 17 tjerë nga partitë e tjera shumica nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Mirëpo me transferimin e këshilltarit rom, LSDM përbën shumicën e nevojshme dhe se kësaj partie nuk i duhen partitë e tjera. LSDM deri tani
koalicion ka me BDI që ka tre këshilltarë. Tani për tani nuk dihet se a do të vazhdojë koalicionimi apo LSDM do të bëj akrobacione të tjera për të përfituar vota shqiptare dhe për të përjashtuar subjektet politike shqiptare. (INA)