Ish boksieri i mirënjohur me renome botërore, Luan Krasniqi, ka postuar një foto me kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, së bashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive. U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë. Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me ç’rast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, shkruan Krasniqi.