Nga Siria te mediet sociale, udhëheqësit e botës kanë shumë çështje urgjente për të diskutuar gjatë mbledhjeve të tyre ndërkombëtare. Por mendohet se kërcënimi për ekonominë botërore nga mosmarrëveshja tregtare e Donald Trump me Kinën do të mbizotërojë në takimet vjetore të pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore këtë javë.

Mbledhjet do të nisin në Uashington të hënën, në takimet do të marrin pjesë udhëheqës dhe bankierë qendrorë, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Të dy organizatat janë kryesisht të shqetësuar me ekonominë botërore. FMN është huadhënësja e fundit në botë, duke ndihmuar në shpëtimin e vendeve në vështirësi dhe në nxitjen e stabilitetit financiar. Banka Botërore është e fokusuar në huadhënien e vendeve të varfëria dhe atyre me të ardhura të mesme.

Tubimet do të zhvillohen në një moment të vështirë për ekonominë botërore, e cila po fillon të tregojë shenja të lëkundjes pas vitit më të mirë, që nga kriza financiare. Takimi i FMN vjen gati tre muaj pasi Trump foli në Davos, kur kishte më pak lajme nga ekonomia globale që mund të shqetësonin elitën e botës.

Krahas perspektivës së një “shkatërrimi” në tregtinë botërore, gjërat e tjera që mund të jenë në axhendë janë tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe perspektiva e një lufte të re të ftohtë midis perëndimit dhe Rusisë, si dhe mundësinë e rritjes së normave të interesit të bankave qendrore, më shpejt se sa pritej, për të frenuar presionet inflacioniste.