Studimi tregoi se lulet në ambientet e shtëpisë ndihmojnë edhe në reduktimin e nivelit të stresit falë veprimit të tyre pastrues

Dihet se dekorimet me lule e bimë brenda ambienteve të shtëpisë nuk bëhen vetëm për ta zbukuruar brendinë, por janë edhe filtra të ajrit që thithim. Ndërkohë një studim i kryer nga Universiteti i “Georgia­s” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmon vlerën e luleve që mbajmë në shtëpi dhe zyre.

Studimi tregoi se lulet në ambientet e shtëpisë jo vetëm që janë në gjendje të ruajnë shëndetin e atyre personave që jetojnë në ambiente të mbyllura, por ndihmojnë edhe në reduktimin e nivelit të stresit falë veprimit të tyre pastrues.

Disa lloje lulesh janë në gjendje që të eliminojnë nga ajri VOC, (përbërje organike fluturuese), të cilat bashkë me substanca të tjera në mjedis janë përgjigjes për alergjinë, shqetësimet kronike dhe sëmundje të tjera.

Nga VOC-i vjen edhe ndotja në mjedis të mbyllura që në jo pak raste është 12 herë më shumë se ndotja jashtë. Pasi janë analizuar 28 bimë zbukuruese të zakonta, kërkuesit zbuluan më të fuqishmet për të pastruar ajrin që janë dredhka angleze (bima kacavjerrëse nëpër mure), lulja e dyllit dhe fieri. Andaj, nëse nuk i keni këto lule në shtëpi do të ishte mira sa më parë t’i merrni.