Në nëntorin e vitit 2013 PDK-ja me në krye Hashim Thaçin u betua se do të fundoste kryetarin e atëhershëm të Gjilanit Qemajl Mustafa. Mundësi tjetër nuk kishte pos të mbështetej kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri. Në një seri takimesh mes Lutfi Hazirit dhe Hashim Thaçit u bisedua për mënyrën se si do të fitohej Gjilani nga LDK e do të fundosej kundërshtari i Hashim Thaçit, Qemajl Mustafa.
Tash, Luta po e akuzon vetëvendosjen për bashkëpunim me PDK-në e Veselit por ishte vet Luta që erdhi në pushtet me votat e PDK-së që nuk e dëshironin më Qemajl Mustafën. Nga 2013 Luta nuk e ka ndryshuar Gjilanin. Tash po e kërkon mbështetjen përsëri pasi dihet se kur kryen marrëveshje me “djallin” je përjetësisht me të. Me rënien e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje me Sami Kurteshin në krye, Luta po e lut Hashimin që me e ndihmu përsëri.