Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka shpallur xhudistën më të mirë femër në botë.

Shqiptarja Majlinda Kelmendi ishte ajo e cila rrëmbeu këtë çmim, shkruan arbresh.info.

Ky eveniment u mbajt në Hungari ku Majlinda pas sukseseve të shumta e meritoi edhe këtë çmim.

Në fjalimin e saj, Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për të cilin ka thënë se është mbështetja e tij që i ka mundësuar suksese xhudos kosovare.

“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka thënë ajo.

Më tej ajo ka falënderuar trajnerin Driton Kuka si dhe ka thënë se çmimi i sotëm është më i madhi në karrierën e saj.

“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa dihet se nesër fillon Kampionati Botëror i Xhudosë.

21191981_10212098556677104_6303035306004687701_n

maj_1503867873-7225729-1