Modelja nga Prishtina, Majlinda Zeka u bë e njohur për publikun si e dashura e reperit kosovar, Majk.

Nga kjo lidhje, Majlinda dhe Majku kanë një djalë të quajtur Roan, por i cili fatkeqsisht rritet me prindërit e ndarë, shkruan ORAinfo.E pas ndarjes së tyre, djali po qëndron me nënën, por që ditëve të fundit patëm një përplasje në rrjetet sociale mes Majlindës e Majkut.

Por, kjo duket se nuk e ka penguar Majlindën që të vazhdojë jetën si më së miri.

Ajo mbrëmë ka pritur mysafirë për të festuar natën e tretë të Vitit të Ri. E veshur goxha provokuese, Majlinda shfaqet shumë joshëse.

Ajo paraprakisht ka shtruar edhe tryezën të cilen e ka ndal edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.