Skuadra e Manchester

Skuadra e Manchester United është hedhur menjëherë në sulm për të bërë përforcimet e duhura, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë pretendent më serioz kundrejt rivalit City.

Jose Mourinho po i sheh dy reparte problematike ku i nevojiten përforcimet, në mesfushë dhe mbrojtje.Mesfusha do të ngelet me mungesa, marrë parasysh pensionimin e Michael Carrick dhe ta ardhmen e paqartë të Marouane Fellaini, i cili edhe pak ditë do të ngelet pa kontratë.Lojtari i parë, për të cilin thuhet se “Djajtë e Kuq” mund ta nënshkruajnë qysh javën e ardhshme, është mesfushori i Shakhtar Donetsk, braziliani Fred, i cili ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro, të cilën United nuk e ka problem ta paguaj.25 vjeçari do të jetë javën e ardhshme në Angli, në Liverpool, për ta zhvilluar një ndeshje miqësore me Brazilin kundër Kroacisë dhe pritet që pikërisht ai këtë udhëtim do ta shfrytëzoj edhe për t’i kaluar testet mjekësore në kompleksin sportiv të Manchester United, Carrington.Kurse, emri i dytë është i mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld, mirëpo thuhet se ka një pengesë momentalisht për transferimin e tij, i cili ka një klauzolë lirimi për vitin tjetër prej 22 milionë funtesh, mirëpo presidenti i “Spurs”, Daniel Levy, për transferimin e tij gjatë kësaj vere, po kërkon ma shumë se trefishin e klauzolës, 75 milionë funte.Mourinho do të kërkoj me ngulm, që gjatë kësaj vere ta përforcojë edhe repartin defensivë, mirëpo vështirë që Man.United do të pranoj ta paguajë trefishin për mbrojtësin belg, i cili është 29 vjeçar, marrë parasysh që në treg mund të gjejë mbrojtës shumë më të ri në moshë, që kanë kualitete të mira dhe me shumë më të ulët.Megjithatë, kjo mund të jetë edhe taktik e Tottenham, që të nis negociatat për Alderweireld dhe ta arrihet një shumë që do t’i konvenonte të dyja palëve.