Qytetarët e Maqedonisë dhe ata të Bosnje Hercegovinës së shpejti do të mund të kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime. Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, i cili po qëndron në Bosnjë e Hercegovinë si pjesë e një delegacioni qeveritar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ka takuar në Sarajevë, ministrin e Sigurisë së BeH-së, Dragan Mektiç.

MPB e Maqedonisë bën të ditur se në takim, ministrat diskutuan mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në mënyrë që shtetasit e të dyja vendeve të mund të hyjnë në shtetet respektive vetëm me letërnjoftime. Ministrat gjithashtu riafirmuan gatishmërinë e dyja palëve për të nënshkruar një marrëveshje mbi njohjen reciproke të patent shoferëve, që sipas të dakorduarës duhet të ndodhë në muajin shtator, atëherë kur ministri Spasovski sërish do të shkojë në Bosnjëe Hercegovinë.