Një grup njerëzish të moshës prej 16 dero 20 vjeç, kanë qëlluar me gurë një autobus urban nr.55 në mbikalimin afër ‘Agroservis”-it në rrugën për në Haraçinë. Në këtë rast janë thyer dy xhama dhe poashtu xhami i derës, ndërsa nga gjuajta e gurit, ka marrë lëndime në kokë udhëtarja Z.G. (45), ku më pas është transferuar në Spitalin e Qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’ dhe më pas është lëshuar për shërim shtëpiak. Dëme materiale janë shkaktuar rreth 61 mijë denarë, përcjell Fol.

‘Më 19 tetor, në orën 22:40 E.J. (61) ka denoncuar se në bulevardin ‘Metodi Andonov-Cento’ në mbikalimin e cekur, në autobusin nr.55, i cili ka qarkulluar në linjën për në Haraçinë, në momentin kur autobusi ishte duke lëvizur në drejtim të fshatit, një grup njerëzish të moshës rreth 16-20 vjeç e kanë goditur me gurë”, kumtoi MPB.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore ajo është lëshuar për kurim shtëpiak. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori publik. Është kryer ekspertizë dhe po ndërmerren masa për qartësimin e rastit. /Fol/