Pas informatave të marra për praninë e “gripit të shpendëve” në disa vende evropiane dhe shtete nga rajoni, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Maqedonisë e ngriti nivelin e kujdesit.

Siç kumtoi sot Agjencia, është dërguar shkresë deri te shoqatat veterinare për paraqitje të vdekshmërisë së rritur eventuale te kafshët  në vendet e kultivimit ose për shpendë të ngordhur shtegtarë. Janë ndërmarrë edhe aktivitete për informim me kohë të vendeve për kultivim të kafshëve për masat të cilat duhet t’i ndërmarrin  në vendet kultivuese me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga paraqitja  ose bartja e kësaj sëmundje, si dhe për njohjen e saj më të lehtë dhe mënyrën se si ajo mund të përhapet.

Sipas AUV-së duke pasur parasysh se bëhet fjalë për sëmundje e cila ka mënyrë specifike të përhapjes, më së shpeshti përmes shpendëve-shtegtarë të cilët konsiderohen për rezervuarë të tyre, kultivuesve të kafshëve dhe shoqatave veterinare  u janë dhënë udhëzime se cilat masa të biosigurisë duhet të ndërmerren në fermat dhe çfarë masash për mbrojtje duhet të ndërmarrin kategoritë e personave të cilët janë ekspozuar në rrezik, sepse nga sëmundja vuajnë shpendët, por edhe njerëzit.

“Gripi i shpendëve paraqitet dhe për atë apelojmë në afatin e mundshëm më të shkurtër, deri te shoqatat veterinare kompetente ose veterinari zyrtar i Agjencisë të paraqitet  çdo vdekshmëri e rritur e kafshëve në vendet e kultivimit”, porosit AUV.

Për momentin, sëmundja është e pranishme në Gjermani, Danimarkë, Holandë, Hungari, Austri, Kroaci dhe vende tjera./MIA/