Ka shumë punë, kohë pak: ky është realitetin me të cilin, sipas ekspertëve, do të përballet Qeveria e Zoran Zaevit, në zbatimin e reformave të parapara, shkruan DW në gjuhën maqedonase. “Udhërrëfyesi” ose Plani 3-6-9 (muaj), janë sinonimet për reformat e mëdha, për të cilat “rezultatet e para të qëndrueshme”, duhet që t’i shënojë Komisioni Evropian në raportin e vjeshtës për Maqedoninë.

Në rrugën evropiane Qeveria do të marrë ndihmë nga grupi i ekspertëve të Rajnhard Pribesë, i cili saktë para dy viteve në Raport të veçantë i konstatoi mungesat kryesore në 5 fushat kyçe, ndërkaq zbatimi i tyre u bë obligim edhe në Marrëveshjen e Përzhinës. Në korrik grupi i ekspertëve do të kyçet në proceset e planifikuara me rol përkatës, por në realizimin e ndryshimeve duhet patjetër që të aktivizohen kapacitetet.

Pribe i cili disa ditë është në Shkup, në atë temë sot bisedon me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Ekspertët në vend e përshëndesin vendosjen e reformave prioritare në agjendë të Qeverisë, por duke e pasur parasysh në ndryshimet e pritshme, paralajmërojnë se ajo është maratonë, dhe jo sprint në rrugë të shkurtër. Obligime të mëdha qëndrojnë përpara Qeverisë, rikujton, Simonida Kacarska, drejtore e Institutit për Politika Evropiane, përcjellë Portalb.mk.

“Raporti i grupit të ekspertëve konstaton mungesa serioze në sundimin e ligjit dhe aplikimin e ligjeve, por edhe pengesat dhe frenimet në vend nëpërmjet sistemit jo-funksional për kontroll të brendshëm dhe të jashtëm – për shembull, kontroll parlamentar, mbi shërbimet e sigurisë ose trupave rregullator. Që të tejkalohet një pjesë e gjendjeve të konstatuara, Qeveria në shumë fusha fillimisht duhet që të bëjë vlerësim të përgjithshme se ku jemi dhe pastaj me masa të mundet të intervenojë”, thotë Kacarska.

Sipas saj, për një pjesë të gjendjeve, fotografia është e qartë, por për një pjesë tjetër “fshihet nën sipërfaqen e ajsbergut”. Ajo paralajmëron se në tërë procesin Qeveria duhet të jetë e kujdesshme dhe të sigurojë konsensus minimal.