Shkruan: Qenan Aliu 

Shteti po shëndrohet në hapësirë abolicionizmi pa respektim të standardeve ndërkombëtare dhe parimeve universale për sundimin e së drejtës. Etablimin e abolicionizmit pa kurfarë kriteresh , padyshim se e mundësuan kasta aktuale politike përmes shumicës së gjykatës së kapur kushtetuese. Miq të dashur, presidentit të shtetit në Maqedoni iu dha veç më e drejta për ABOLIM edhe për veprat penale gjatë shpërdorimit të detyrës zyrtare ku si vepra bëjnë pjesë edhe falcifikimi, dhunimi dhe mashtrimi me procesin zgjedhorë si dhe për çdo lloj të veprave tjera penale.Aktvendimi i miratuar nga gjykata me raport të votave 5:4 , për qasje në vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për falje, nënkupton epilog për etablimin e Abolicionizmit në Maqedoni. Ju lutem, në këtë shtet nuk do të ketë përgjegjës për mashtrimin zgjedhorë sepse të pandehurit do të abolohen ndoshta edhe gjatë procedurave parahetimore , hetimore apo gjatë procesit gjyqësor. Kjo është një prej formave që në vazhdimësi kam vënë në spikamë për konstruktet e ligjësimit të hajnive në këtë vendë. Ky presedan, duhet me urgjencë të senzibilizojë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm se në Maqedoni sa më shpejtë duhet të zbarkojë një mision i formatit të -,,Eulex,, , si një suport për Prokurorinë Speciale, me synim që drejtësia të funksionojë, kuptohet fajësia duke u dëshmuar me prova. Këtë senzibilizim ( edhe pse ata e kanë në dijeni )me urgjencë para organizmave ndërkombëtarë duhet ta bëjë opozita pa dallim të blloqeve në baza etnike,sepse pa zbarkim të ndërkombëtarëve në fushën e drejtësisë në këtë vendë, gjthçka tjetër do të ishte e kotë dhe vetëm një farsë. Në të kundërtën as shteti ska kuptim të egzistojë e as dikush tjetër nuk do të kishte kuptim të ndodhej prapa grilave.