Maqedonia së bashku me Turqinë, Bangladeshin dhe Burundin është shteti ku është vërejtur rënia më e madhe në lirinë e të shprehurit në 10 vitet e fundit, tregon studimi i cili e mat lirinë e medias në 172 vende, zbatuar nga grupi ‘Artikulli 19’ në bashkëpunim me data në bazën politike dhe sociale ‘V-Dem’, përcjell Fol.

”Për herë të parë kemi pikëpamje komplekse dhe të plotë të gjendjes së lirive të të shprehurit dhe informimit në botë. Për fat të keq, pikëpamjet tona tregojnë se liria e të shprehurit është në goditje si në demokracitë, ashtu edhe tek regjimet autoritare”, thotë drejtori ekzekutiv i ‘Artikulli 19’, Tomas Haxhos. /Fol/