Marrëveshja e fshehtë LSDM – VMRO-DPMNE, çka nuk dinë shqiptarët?

LSDM dhe VMRO-DPMNE gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar takime dhe negociata në nivel të grupeve të punës për rikthimin e dialogut politik në institucione, por edhe për hartimin e një agjende politike.

Këto takime u zhvilluan larg vëmendjes së mediave dhe se në mënyrë sinkron u mbajtën të fshehta edhe nga selitë partiake të LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Siç mëson INA, marrëveshja ka qenë që edhe mediat të mbahen sa më larg këtyre negociatave. Në kuadër të këtij dialogu kanë qenë edhe takimet në nivel të liderëve Zaev-Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka theksuar se dokumenti i marrëveshjes shumë shpejt do të bëhet publik se cilat janë kushtet e tyre.

“Ky dokument së shpejti do të bëhet i njohur dhe do ta prezantojmë para opinionit, me kërkesa tona, që në masë të madhe janë plotësuar.”, ka informuar Mickoski.

Por cila është agjenda politike e dy partive më të mëdha që negociuan larg partive shqiptare.

Gjithashtu mësohet se kjo marrëveshje në mes këtyre dy partive mbështetet disa pika, ndër të cilat:

Miratimi I ligjeve reformuese;

Transparencë dhe dialog me opozitën për procesin e zgjidhjes së kontestit me emrin;

Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare në pako me ato presidenciale gjatë fillimit të vitit 2019;

KSHZ-ja të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja;

VMRO-DPMNE-ja të bëhet pjesë e qeverisë së përkohëshme me mandat 100 ditësh dhe që do të organizojë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare bashkë me ato presidenciale;
 
“STATUS – QUO” për ligjin e gjuhëve të ngelet për zgjidhje pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohëshme; 

Nga ana tjetër, nuk dihet se a ka kompromise politike për rastet gjyqësore, ato që po udhëhiqen nga Prokuroria Speciale dhe procesi gjyqësor për 27 prillin. Në rastet e Speciales po vazhdon zvarritja e proceseve gjyqësore, ndërsa në procesin gjyqësor për 27 prillin, në dokumentin e prokurorisë mungon organizatori dhe detaje të tjera për dhunën e organizuar në Kuvend.

SHPËRNDAJE