Koment nga redaksia

Marrëveshjet  tinëzare të disa  partive politike shqiptare me ato  maqedonase , si duket janë ringjallur sërish   edhe në këto zgjedhje lokale. Tashmë shifet qartë vullneti  dhe   gatishmëria që të gjithë pa përjashtim  janë kundër pikëpamjeve dhe konceptit politik  që  përfaqëson Aleanca për shqiptarët dhe lideri i saj  Ziadin Sela.

Marrëveshje të tilla kanë egzistuar dhe vazhdojnë të  egzistojnë   në shumë  komuna, kryesisht të përziera.  Por, ajo që bie  më  së shumti në sy, është  përpjekja e tyre për ta luftuar  në komunën e Strugës, e  ku si qëllim primar  të tyre kanë  dëmtimin e tij . Megjithatë, të kota janë këto orvatje , sepse të shumtë  janë qytetarët shqiptar që në këto zgjedhje lokale janë kthjelluar dhe po  kthjellohen dita ditës dhe se tashmë e kanë të qartë  se  cilët kandidat duhet  përkrahur, dhe kush janë ata që kanë mundësi, guxim dhe kapaciteti që të   zgjidhin problemet  dhe hallet e shumta të qytetarëve shqiptarë.

Qytetarët janë lodhur nga lufta e tinëzarëve në kurriz të shërbimeve të  huaja e të  dyshimta, andaj dhe përkrahja e kandidatëve të sinqertë të drejtë , e të pakorruptuar, që ofrojnë alternativa, transparencë  në qeverisje  dhe që janë krah qytetarëve pamëdyshje nuk do të mungojë !

Sigurisht se këto goditje prapashpine  janë të projektuara për  të goditur politikat që janë në shërbim të qytetarëve, dhe për rrjedhojë të këtij  lidershipi, por janë qytetarët ata që do tua bëjnë me  dije se lojrat mes partive politike maqedonase në kurriz të shqiptarëve nuk do të kapërdihen lehte, përderisa qytetarët me votën  e tyre janë  gardian të  një koncepti politik të pastër  e që me shumë mund mbrohet nga Aleanca dhe Ziadin Sela . Qytetarët shqiptar në këto zgjedhje lokale , veҫanëriasht struganët, gostivarasit dhe tetovarët janë të përcaktuar mirë për kandidatët që do të duhet tua japin besimin e tyre, dhe ndërkohë të jenë në shërbim të tyre dhe jo të bëhen vegël e pazareve dhe ndarjeve politike…

© fol.mk