Shkruan: Daut Zeqiri

Viti 1999, koha e luftës dhe lirisë për shqiptarët ,në kështjellën e Rambujes në Francë, delegacioni i Kosovës sapo kishte nënshkruar dokumentin e negociatave, ndërsa pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e saj. Ky moment atë botë ishte lajmi që përfshiu botën ,pritej një vendim i madh nga ana e NATO-së , BE-së dhe SHBA-ve. Pas nënshkrimit delegacioni kosovarë duhej të kthehej në vend. Gjysma e delegacionit ishte paraparë të kthejë në Tiranë, mandej –për të kaluar kufirin Shqipëri-Maqedoni drejt Kosovës. Për kthimin e delegacionit ishte i caktuar në detyrë të më kontaktojë Gjenerali ( tani më i ndjerë ) Xheladin Gashi-Plaku nga Tirana . Unë isha në kontakt permanent me te, koordinuam aksionin për transferimin e një pjese të anëtarëve të delegacionit nëpër Maqedoni drejt Kosovës. Anëtarët e delegacionit që ishin nën logjistikën tone ishin z. Hashim Thaçi, z.Ramë Buja, z. Agim Çeku dhe disa të tjerë. Bashkveprimtari Gjenerali -Xheladin Gashi nga Tirana më kontaktoi për të më informuar saktësishtë se anëtarët e delegacionit arritën në Tiranë. Mirëpo paraprakisht ne në bashkveprim me Shkëlzen Dollapin dhe Isni Sylën (Daja i vogël ) kishim monitorurar tërë aksin e lëvizjes. Plani ishte që delegacioni të kalojë në pikën kufitare në Kumanovë, ku si nyje hyrëse ishte zgjedhur sërish baza e sigurtë në fshatin Fierishtë të Strugës, ku Murat Lumani një nga veprimtarët e dëshmuar të kauzës kombëtare dhe një nga njerëzit e besuar të Hashim Thacit dhe Kadri Veselit kishte mobilizuar njerëzit e tij nga familja Lumani, si dhe shokët e tij të cilët u kujdesën për sigurinë e delegacionit. Me saktësinë më të madhe anëtarët e delegacionit u strehuan në shtëpinë e bashkveprimtarit tone të nderuar Murat Lumani i cili kontaktonte drejtpërdrejtë me përfaqësuesin politik të UCK-së, Hashim Thaci si dhe me shefin e Shtabit të UCK –së ,Azem Syla si dhe me Kadri Veselin dhe me anëtarët e tjerë të shtabit qendror të UCK-së. Aty qëndruan dy a tre netë, vështirë ishte për të lëvizur nga Struga deri në Tetovë kishte disa post-blloqe policore. Unë ecja këtë rrugë këta tre ditë rregullisht , çdo ditë vizitoja anëtarët e delegacionit. Më duhet z. Thaçit t’ia vë në dijeni se do të duhej armët që posedonin t’i transferojmë veç. Por Hashim Thaçi disi nuk u pajtua me këtë, duke më thënë në mënyrë burërore se ,, JU SHIKOJENI MUNDËSITË NËSE ËSHTË NEVOJA EDHE NË KËMBË DO NISEMI DREJT KOSOVËS , madje kudo që të jemë në tokat shqiptare më duket se jemi në luftë ,andaj nuk dua të vdes pa armë në dorë,, ! Kjo e bëri që ne të logjistikës të hartojmë plan tjetër të lëvizjes. Dhe kështu edhe pas dy ditësh tjera ishte festa e Bajramit, vendosëm që lëvizja nga Fierishta e Strugës të bëhet ditën e Bajramit në kohë të caktuar. Dhe kështu ndodhi , u furnizuam mirë e mirë bile edhe me ëmbëlsira në makinën e logjistikës sa për ndonjë alibi si për ditë feste, e kuptoni me saktësinë më të madhe kaluam dy post-blloqet duke iu falemenderuar edhe shokut tim bashkveprimtarë që gjendej në makinën time. Poashtu kaluam edhe dy post blloqet policore deri në Kumanovë siç ishte edhe plani i paraparë. Atje delegacioni mbeten të strehuar dy netë dhe për shkak të disa arsyeve u dashtë që dalja për në Kosovë përsëri të bëhet kah f. Jazhincë. Në natën e tretë delegacionin nga Kumanova në aksin kah f. Radushë në mënyrë të sigurt i kaluam diku në pikën kufitare të Jazhincës duke i marë më tutje në monitorim dy bashveprimtarët tjerë Bilall Ceka dhe Rushan Ceka. Zoti qoft me Ju , kështu u ndamë në pik të caktuar, duke vazhduar rrugëtimin delegacioni për në Shtabin e Përgjithshëm. Pra kjo ishte në vija të trasha marshuta e dytë drejt Pavarësisë vetëm me fillimin e Konferencës Ndërkombëtare në Rambuje. Vijon edhe marshuta e tretë , kur përfaqësuesi politik i ish UÇ të Kosovës z. Hashim Thaçi , në f. Shemshovë realizoi takim me liderët e partive politike z. Arben Xhaferi e z. Menduh Thaçin të PDSH-së dhe z. Abdurahman Alitin të PPD-së. Takime këto kuptohet atëherë të pa publikuara. Dhe më pastaj pas disa ditësh vijoi takimi në mes Hashim Thaçit dhe kryeminsitrit të atëhershëm të Maqedonisë Lubço Georgievskit. ( vijonë III)