Donald Trump, presidenti i ri i SHBA-ve është detyruar të ndërrojë telefonin e tij për arsye sigurie.

Telefoni i tij “Android” është marrë nga Shërbimet Sekrete dhe i është bërë me dije që mund të përdorë vetem një telefon të koduar posacërisht për të.

Ai do të përdorë këtë telefon gjatë gjithë kohës që do të jetë në krye të “White House”. Gjithashtu mësohet se Trumpit i është dhënë edhe një kartë sim që është e papërgjueshme.

Një procedurë e tillë është ndjekur edhe për ish-presidentin Barak Obama i cili ka poseduar gjatë qëndrimit në shtëpinë e bardhë një “BlackBerry”./LajmiFundit.al/