50% e popullsisë kanë disa probleme me zbokthin dhe vetëm 2% e popullsisë kanë problem të vazhdueshëm me të…

Zbokthi është diçka që askush nuk dëshiron ta ketë, ndërsa parandalimi i tij varet nga metodat që zbatohen për trajtimin e tij.

Ka shumë produkte që mund ti bleni në barnatore, por ekzistojnë edhe preparate natyrale që zgjidhin problemin kundër zbokthit.

Po ju paraqesim maskën fantastike me kos dhe piper të zi, e cila është e shkëlqyer për zhdukjen e zbokthit. Kosi përmban një dozë të bakterieve të “shëndetshme” që ndihmojnë në rregullimin e infeksioneve fungale në gjithë trupin.

Piperi i zi është një antiseptik natyral, dhe është ideal për këtë trajtim.

Përbërësit e nevojshëm: dy lugë piper (të grirë imët) dhe një gotë kos (sugjerohet kos apo jogurt i dendur). Përzieni këto përbërës dhe aplikojeni në lëkurën e kokës. Lëreni që të qëndrojë për një orë, pastaj lajeni kokën duke përdorur shampo të butë. Është shumë e rëndësishme që përbërësit të jenë të freskët, në mënyrë që trajtimi të ketë efekt.