Shkruan Rizvan Bela

Këshilli politik opozitar i krijuar për ta penguar bashkimin e opozitës shqiptare u shua, u shua sepse arriti qëllimin e pengimit të bashkimit opozitar, kot kishte ndërmjetsim nga Prishtina, Tirana, por pa rezultate, sepse ishte mision, “Mision i mosbashkimit”, kot kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela shtriu dorën në sy të publikut, kot iu bashkua protestës edhe atë i paftuar, u ofendua në mesin e popullit, por sërish ishte këmbgulës për tu bashkuar, sepse bashkmi sillte fitoren e qindpërqindtë (100%) dhe sot Aliu e Menduhi së bashku me Gruevskin do të ishin në pension politik.
Nuk deshtët, nuk pranuat, nuk pranoni, nuk bashkëngjiteni, keni misionin tuaj, këtë e kuptuam, prandaj heshtni dhe jepni llogari ku duhet të jepni, ju e dini ku!
Pra njerëzit e filialës së BDI-së pasi kishin shijuar të mirat e pushtetit, deri në kohën kur u shkëputënnga nëna parti dhe si bashkfajtorë të situatës ishin rrebeluar dhe krijuan “Lëvizjen patriotike” e u mobilizuan me njerëzit e njëjtë që dikur i bashkonte armiqësia kundër Arbër Xhaferit, u mobilizuan për betejën enigmatike, betejë e përgatitur për të marrë pushtetin, të vetëm e të financuar mirë “në bazë vullnetare” sikur thonë si dhe bashkëpunimet nën tavolinë me kuaziptriotët e linkut BESA-LSDM si misionarë për ndërmjetsim, por edhe me bashkpunimin tinzar me M.TH. (i cili ua dha deputetët, më falni, Jo nuk ua dha deputetët) menduan se kjo ishte formula e pushtetit, edhe pse thirrjet e votuesve kishin kahje tjetër, kishin thirjre për bashkim opozitar, për front të përbashkët me Aleancën për shqiptarët, mirëpo ishte kot dhe tani jemi ktu ku jemi!!
Pra të gjitha këto i bënë dhe sillen si të pafajshëm e të virgjër, shesin moral se si duhet vepruar pas zgjedhjeve, duke bērë patriotizëm me vëmendje te zgjedhjet lokale, prandaj bëhen kontravers duke besuar se me para të huaja merret dhe qeveriset pushteti.
Aleanca për shqiptarë ishte dhe është konsistente. Gjithherë kemi kërkuar bashkëpunim dhe bashkërendim me tërë faktorin shqiptarë tani më parlamentar, sepse numrat aktual dhe rrethanat diktojnë tempon, jo matematikat e majit!

@FOL

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.