Matthaus: Bayerni skuadër më e fortë se Reali

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se Bayern Munich është skuadër më e mirë se Real Madrid.
 

Të dy këto skuadra, do të na dhurojnë një klasike të futbollit evropian në përplasjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Unë akoma e shoh Bayernin skuadër më kompakte se, më të gjallë se Real Madridi”, ka deklaruar Matthaus.

Matthaus ka qenë pjesë e Bayernit në karrierën e tij,e po ashtu pjesë edhe e gjeneratës së artë të Gjermanisë.