Këshilli i Sigirimit të Kombeve të Bashkuara, sot do të zhvilloj mbledhje të re urgjente të këshillit të sigurimit të thirrur nga Rusia. Tema  e mbledhjes është kërcënimi i paqës, për shkak të sulmeve ajrore të Amerikanëve dhe aletëve të saj Francës dhe Britanisë së madhe.

Rusia me mbështetjen e Kinës dhe Bolivisë kërkoi nga sekretari general  I OKB-së  Antonio Gutreres të brifoj para këshillit të sigurimit për  situatën e re të krijuar nga intevenimi amerikan  dhe i aaleatëve të saj në siri , përcjell  fol.

Mbledhje e thirrur për në orën 16  me kohën lokale evropjane do të jetë e hapur për publikun.

Ambasadori Rus në KB, Vasilij Nebenzja, dje apeloi deri te SHBA-ja dhe aleatët e saj të përmbahen nga aksionet ushtarake në  kundër Sirisë, për shkak të ashtuquajturit sulm kimik, duke theksuar se “prioritet urgjent  duhet të jetë ndalimi i rrezikut të luftës”

Ai  i pyetur  nëse mendon për luftë ndërmjet SHBA- së dhe Rusisë, tha se “Për fat të keq Rusia nuk mund të përjashtojë një mundësi të tillë”.

I pamë porositë që vijnë nga Uashingtoni, shumë janë luftënxitëse potencoi Nebenzja, dhe shtoi se SHBA e dinë se trupat Ruse janë të shpërndara në Siri.

Rreziku i eskalimit  është shumë më i madh kur bëhet fjalë për Sirinë, sepse ushtria jonë  është atje, prandaj situata është tejet e rrezikshme, theksoi ambasadori Rus në Kombet e  Bashkuara ./Fol.mk