Tajlandezët e vlerësojnë mbretin e tyre sikur të jetë një mbret.

Por mbreti i ri, Maha Vajiralongkorn nuk është kaq i dashur në popull sa babai i tij i ndjerë, Bhumibol, që ndërroi jetë në vitin 2016.

Megjithatë mbreti mbetet mbret, edhe kur del me barkun jashtë.

64-vjeçari u fotografua duke bërë blerje në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë.

Ai shoqërohej nga e dashura e tij e re, tashmë një ish-infermiere.

Së bashku kishin edhe qenin e tyre.

Maha Vajiralongkorn njihet për stilin e tij të shfrenuar të jetës.

Njëherë ai u fotografua me kanotiere, bashkë me një prej të dashurave të tij.

Njerëzit nuk e vlerësojnë 64-vjeçarin, që ka bërë një jetë të çuditshme.

Ai u shkollua në disa prej shkollave më të mira në botë dhe u gradua si oficer dhe pilot.

Por me raste jetonte si murg budist.

Më pas u lëshua në shfrenim.

Ai është martuar tre herë dhe mediat i kanë publikuar në një rast një video orgjish.

Vitin e shkuar bleu një vilë 10 milionë euro në Gjermani.