TV Nova, një nga televizionet e reja që u hap dy viteve të fundit së fundit është mbyllur. Lajmi nuk është zyrtar, por është lansuar nga portali Maktel. Sipas këtij portali, gazetari Milenko N, përmes burimeve të tij ka thënë se i është vënë dryni këtij televizioni që shërbente në mbrojtje të politikave të VMRO-DPMNE-së dhe që u hap në kohën e qeverisjes së kësaj partie.

Mbyllja dhe rënia e këtij televizioni me kushte dhe teknologji të re ishte invesim nga biznesmeni boshnjak Sead Koçan, që së fundi është i akuzuar nga Prokuroria Speciale, për tenderë të dyshimtë.

Sipas paralajmërimeve, ky televizion ka kushtuar miliona euro, por më 13 shkurt është mbyllur, punëtorët kanë shkuar në shtëpi dhe se askush nuk është në studiot dhe regjinë televizive, ndërsa siç thuhet në etër po shkojnë programe nga arkivi i emisioneve.