Aeroporti i Changit në Singapor u shpall së fundmi, si pikëtakimi më i mirë në botë për udhëtarët, padyshim në sajë të lehtësive të çmendura që ofron, të cilat përfshijnë një rrëqitje në ujë në hapësirat e brendshme të aeroportit, një kinema 24 orëshe dhe një pishinë në tarracë. Por, vetëm këto benefite nuk mjaftojnë për ta kthyer këtë vend ndër më të frekuentuarit në botë. Indeksi i pasaportave publikoi ditët e fundit një rangim vjetor të pasaportave më të fuqishme në botë.

Dhe a e dini kush e kryeson renditjen? Pikërisht, Singapori! Udhëtarët e pajisur me pasaportën e këtij shteti mund të hyjnë në 162 vende të botës, pa vizë ose me statusin e marrjes së vizës pas mbërritjes në destinacion. Por, përfitimi i një pasaporte kaq të lakmuar nuk është i lehtë. Një shtetas i huaj duhet të jetë banor i përhershëm i Singaporit dhe brenda dy vitesh mund të pajiset me këtë pasaportë që i hap dyert e 162 vendeve të botës.

Në atë që mund të cilësohet si surprizë është fakti se pas Singaporit, është Korea e Jugut vendi tjetër që lejon hyrjen në 160 vende, përfshirë këtu edhe SHBA-të, Kanadanë, pothuajse të gjithë Europën, Australinë, Zelandën e Re dhe çdo vend në Amerikën Latine, përveç Belizës. Marrja e një pasaporte të Koresë së Jugut kërkon pesë vjet qëndrim zyrtar në vend, ose vetëm një vit nëse keni një bashkëshort/e koreane.

Gjermania, Japonia, Italia, Franca, Spanja, Suedia dhe Finlanda (e cila u kurorëzua kohët e fundit si vendi më i lumtur në Tokë) ndoqën kryesimin në renditjen botërore. Shtetet e Bashkuara renditen të pestat, të lidhura me Kanadanë, Irlandën dhe Zvicrën.