Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është zgjuar këtë mëngjes me sytë dhe mendjen tek shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, e cila ka ardhur në Shqipëri pas dhënies së rekomandimit nga KE për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Rama shkruan me superlativa për Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, me të cilën do të japë sot një konferencë shtypi:

“Mirëmëngjes dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë!”.