Më shumë se 1,4 milionë myslimanë deri më tani kanë arritur në Arabinë Saudite për Haxhxh-in 2017, që është për 33 për qind më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Midis tyre ka edhe 400 besimtarë nga Katari.

Katari dhe Arabia Saudite janë në konflikt nga 5 qershori, kur Riadi dhe aleatët e tij si Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i ndërprenë të gjitha lidhjet me Dohan.

Katër vendet e akuzojnë Katarin për mbështetje dhe afrim të organizatës ekstremiste Iran.

Megjithatë, javën e kaluar Riadi kumtoi se sërish e ka hapur kufirin tokësor me Katarin, që t’ju mundësojë besimtarëve të arrijnë në Mekë për të kryer obligimin e tyre për Haxhxh.

Rreth 60.000 iranianë nuk kanë mundur të marrin pjesë sepse Teherani dhe Riadi nuk kanë arritur t’i zgjidhin çështjet e sigurisë dhe logjistike.

Në mars të këtij viti, Arabia Saudite kumtoi se ata do të mund të marrin pjesë në Haxhxh-in e sivjetëm.

Marrëdhëniet midis Iranit dhe Arabisë Saudite me vite të tëra janë të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre rreth numrit të madh të çështjeve rajonale, duke e përfshirë edhe luftën në Siri.

Vlerësohet se mbi dy milionë njerëz do të marrin pjesë në Haxhxh-in 2017.

Shkuarja në Haxhxh është një prej pesë shtyllave të islamit dhe çdo besimtar duhet ta kryejë të paktën njëherë në jetë, nëse disponon me mjete financiare për këtë.