Përherë të parë në historinë e kombëtares së Maqedonisë kanë luajtur më shumë shqiptarë dhe të nacionaliteteve tjera se sa lojtar maqedonas.

Kjo ka ndodhur në lojën e kombëtares me Lihtenshtajnin ku loja ka mbaruar me rezultat 4 me 1, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përderisa në Zvicër, ku njëjtë në kombëtares e saj luajn më shumë shqiptarë kjo si shihet si pasuri e diversitet, në Maqedoni ka ngjallur reagime të shumta.

Në rrjetet sociale kanë pasur sharje dhe ofendime të shumta për lojtarët shqiptarë të cilët e kanë forcuar kombëtaren me profesionalitetin e tyre.

Reagime ka pasur edhe nga analistë dhe politikanë nacionalistë maqedonas, të cilët këtë ngjarje e cilësuan si turp.

Analisti Aleksandar Gencov, i cili njihet për qëndrimet e tij kontraverse kur bëhet fjalë për raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve doli me reagim, duke theksuar se për herë të parë në histori kombëtarja ka më shumë lojtar jo maqedonas.

“6 shpirtra himnin nuk e këndojnë. Luan ekipi kombëtar. Turpërohu Maqedoni…turpërohu nga vetja“, shkropi Gencov.

Në rrjetet sociale me një qëndrim lidhur me këtë ndeshje doli edhe Vanco Aleksandar Shehtansi.

„Para 25 viteve kombëtarja maqedonase e luajti ndeshjen e parë. Atëherë në ekipin e parë ishin 10 maqedonas dhe një vlleh, kurse në të njëjtën ditë sot më 2018 në ekipin e parë janë 5 maqedonas, 5 shqiptarë dhe një turk. Kjo është treguesi më i mirë se fotografia etnike tani më nuk është e njëjtë, ky është realiteti. Atëherë himnin e kanë kënguar, kurse sot gjysma heshtin”, thekesohet në reagimin e tij.

Shumica e maqedonasve kanë reaguar për faktin se lojtarët Musliu, Bejtullai, Alioski, Bardhi dhe Hasani nuk e kanë kënduar himnin maqedonas.