Më të mirat për vjeshtë dhe dimër: Shtatë frizura “bëni vetë”, të cilat do t’jua shpëtojnë ditën (Video)

Mund t’i bëni në mbrëmje dhe të nesërmen do të keni frizurë të re.

Vjeshta dhe dimri janë stinë të përsosura që t’i provoni frizurat e reja. Madje nëse që në fillim mendoni që nuk keni vullnet t’i bëni mu në mëngjes kur ngriheni nga shtrati, kemi zgjidhjen për ju.

Frizurat të cilat po ju sjellim në vazhdim mund t’i bëni një natë më parë dhe ashtu të flini gjumë, transmeton Telegrafi.

Asgjë nuk do t’u ndodhë, e dini përse?!

“Messy hair” barten gjithsesi. Nëse ndonjë qime del nga gërsheti, do të dukeni bash për mrekulli.

Në vazhdim po ju sjellim disa ide për frizura të cilat mund t’i bëni vetë për pak minuta.

Dhe gjëja më e mirë është që këto frizura mund të barten në çdo gjatësi flokësh.

SHPËRNDAJE