Autori i disa komenteve Sulejman Mehazi ka shkruar disa rreshta duke i dërguar disa pyetjeve siç thotë qytetarëve maqedonas.

Në vijim shkrimi i plotë:

Ju pyesim juve qytetarë maqedonas, nga cila anë ju vjen e keqja?  Mos nga shqiptarët që i  urreni e nënçmoni me decenie e decenie, apo nga
grekët që ju detyrojnë politikisht, me zortë, ta ndërroni emrin e republikës suaj nacionale në  republikë gjeografike?
Edhe pse ju i urreni shqiptarët, por ata kurrë s’ua kanë mohuar shtetin tuaj nacional.
Po gjuhën tuaj kush ua mohon e s’ua njeh si nacionale-maqedonase,  por si dialekt i bullgarishtes? Edhe pse ju i urreni egërsishtë e në mënyrë patologjike shqiptarët, por ata kurrë s’ua kanë mohuar gjuhën tuaj maqedonishten.
Po kishën tuaj autoqefale ortodokse maqedonase kush ua mohon e s’ua njeh si të mëvetësishme, por si serbe? Edhe pse ju i urreni çmendërishtë e pa masë shqiptarët, por ata kurrë s’ua kanë mohuar kishën tuaj autoqefale maqedonase. Atëherë pse si doni e i ofendoni qytetarët tuaj shqiptarë, mos ndoshta ju tërheq zemra e gjaku juaj fetare-ortodokse serbe; mos ndoshta ju tërheq gjuha dialektore bullgare e historia greke homero-aleksadriane. Pra, çfarë të keqe, çfarë të zezë ju kanë bërë shqiptarët që s’i doni, i mohoni e ofendoni përherë?
A ende s’jeni të vetëdijshëm se nga ju vjen rreziku i zhdukjes suaj!
Pse ndaj shqiptarëve që historikisht kurrë s’ju kanë bërë gjë, keni aq urrejtja, kurse ndaj serbëve, grekëve e bullgarëve rrini mim të heshtur, pse?