Abdulla Mehmeti

SHKURT E SHQIP

QEVERIA E MAQEDONISË DHE PËRFSHIRJA E ,,PAKICËS SHQIPTARE”

Nëse kushtimisht, cilitdo prej nesh i jepet mundësia për formimin e qeverisë në Maqedoni dhe si kusht i caktohet përfshirja e kandidatëve nga pala maqedonase, a do të përfshinim kandidatë profesionistë dhe ,,nacionalistë maqedonas”, apo kandidatë të dëgjueshëm dhe ,,të përshtatshëm” ndaj politikave tona?

A mendoni se këtë parim nuk e praktikojnë edhe pala tjetër ndaj kandidatëve shqiptarë? Ju lutemi, mos u shtirni për atdhetarë përderisa pranoni të mbeteni përfaqësues, pjesëtarë të pakicës shqiptare në Maqedoni!

Përderisa shqiptarëve nuk u njihet barazia e plotë, popull shtetformues në këtë shtet, ju jeni pjesë e sundimit të të tjerëve mbi shqiptarët, jo pjesë e bashkëqeverisjes së këtij shteti, edhe sikur shumica e ministrave dhe zëvendësministrave të kësaj qeverie të jenë shqiptarë!

(23.5.2017)