Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Kurban Bajrami është festë e sakrificës, solidaritetit dhe respektit, e që janë vlera me të çmuara të shoqërisë sonë, andaj uroj që mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë ju dhe familjet tuaja.

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare