Prodhuesi gjerman Mercedes, ka njoftuar se do të kthejë prapa tre milionë vetura me naftë që janë shitur në Evropë, për shkak të ndotjes së lartë.

Gjatë muajit mars, ishin kërkuar të tërhiqen 250 mijë makina për të njëjtin problem, që ishin kryesisht nga modeli V-Class.

Mirëpo, duke pasur parasysh se jo të gjitha po i përshtaten normave Euro 5 dhe Euro 6, është konsideruar kthimi enorm i veturave, që do të fillojë javëve që vijnë.

Ky rast e dëmton kompaninë Mercedes për 220 milionë euro, ndërsa klientët do të kompensohen dhe nuk detyrohen të paguajnë asgjë.

Inxhinierët janë duke u angazhuar në krijimin e motorëve special, që kanë lëshim tepër të ulët të ndotjes, në përpjekje të parandalojnë këto zhvillime në të ardhmen.