Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, i cili gjendet në Gjermani për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të përvjetorit të fatkeqësisë së Solingenit, tha se “kancerlarja gjermane ka ftuar presidetin Erdogan në Berlin pas zgjedhjeve të 24 qershorit”.

Mësohet se ftesa është bërë gjatë takimit në ceremoninë përkujtimore në Duseldorf, kryeqyteti i shtetit Nordrhein-Westfalen, përcjell Atsh.

Më 29 maj 1993, katër të rinj dogjën një shtëpi në Solingen, ku mbetën të vrarë dy gra dhe tre fëmijë. Sulmuesit e frymëzuar nga propaganda naziste u shpallën fajtor për vrasje dhe u dënuan me burgim.