Shkupi do të “vlojë” nga policia gjatë Superkupës së UEFA-s më 8 gusht, në mënyrë që të kalojë pa probleme.

Për sigurinë e Superkupës do të angazhohen rreth 2 mijë policë. Anëtarët e Ministrisë së Brendshme (MPB) do të vendosen në pikat kufitare për pranimin dhe mbështetjen e tifozëve të dy ekipeve në Shkup.

“Të gjitha mangësitë që janë noterizuar nga ana e UEFA në Telekom Arenën në Shkup, janë menjanuar. Super Cup mund të zhvillohet pa probleme. Kontrolli i UEFA-s vjen ditën e hënë. Nga ne varet që të tregohemi si mikpritës”, theksoi Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i qeverisë.

Në Shkup do të vijnë lojtarët yje të Real Madrid dhe Manchester United, për të treguar se kush është sundimtari i Europës për sezonin që kaloi.