Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen miqësore të Argjentinës kundër Nigerisë të martën e ardhshme, pasi është larguar nga skuadra për t’u kthyer në Barcelonë.

Kapiteni Messi i luajti 90 minuta të plotën në fitoren 1-0 të Argjentinës kundër Rusisë sot, madje duke e luajtur një rol edhe në golin e Sergio Agueros në fund të ndeshjes në Moskë, transmeton fol.
Megjithatë, 30-vjeçari nuk do të udhëtojë për në Krasnodar me pjesën tjetër të skuadrës së Jorge Sampaolit.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kombëtarja e Argjentinës në Twitter, duke njoftuar se Messi do të rikthehet në Spanjë.

Lajmi i mirë është se largimi i Messit nga kombëtarja nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim.